I cilësuar si një nga më të fuqishmit në SHBA, ugranai ‘Helen’ lë pas mbi 50 viktima dhe dëme që arrijnë në disa miliarda dollarë

Uragani Helene është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara me shpejtësi të erës prej 140 mph (225 km/h) dhe shi të dendur. Sipas mediave të huaja, stuhia arriti në Florida gjatë natës të së enjtes si një stuhi e kategorisë së katërt, por u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi lëvizi më shumë në brendësi.
Kjo thuhet se ishte stuhia më e fortë në histori që goditi Big Bend të Floridës, dhe u zhvendos në veri në Georgia dhe Karolina. Si pasojë, mbi 50 persona kanë humbur dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Ekipet e shpëtimit përdorën varkat, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi. Institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.