I akuzuar për krime lufte, Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vjet burg Millosh Pleskoviqin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të akuzuarin Millosh Peskoviq.

Vendimi përfundimtar i gjykatës u dha në seancën e cila u mbajt në Pallatin e Drejtësisë, ku morën pjesë familjarë të viktimave por edhe familjarë të të dyshuarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-99 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër civilëve, duke kryer vrasjen e viktimave.

Nëna e dy prej viktimave të këtij rasti, Binak dhe Reshat Dacit, e cila mori pjesë në seancë, tha pas seancës se Millosh Pleskoviq i ka vrarë dy djemtë nga 29 vjet secili.

“15 vjet nuk janë asgjë, janë shumë pak, ai duhet të dënohet përjetë”, ka thënë nëna e viktimave nga Prizreni.

Avokati i palës së dëmtuar, Gent Gjini ka thënë se nga provat shihet se Pleskoviqi ka qenë pjesëtar i Beretave të Kuqe (Njësia për Operacione Speciale e Serbisë), andaj dënimi ndaj tij duhet të jetë maksimal.

Sipas Gjinit, dënimi prej 15 vjetësh është diskriminues për të gjitha familjet e viktimave të luftës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button