Huthit pretendojnë sulm me raketa dhe dronë ndaj aeroplanmbajtëses amerikane në Detin e Kuq

Huthit e Jemenit thanë se kanë shënjestruar anije luftarake “armiqësore” në Detin e Kuq, përfshirë aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry S. Truman.

“Kemi kryer një operacion të përbashkët ushtarak duke shënjestruar anijet luftarake armike në Detin e Kuq, të udhëhequra nga aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman,” tha zëdhënësi ushtarak Yahya Saree në një deklaratë.

Ai shtoi se sulmi përfshinte raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë. Nuk ka pasur ende asnjë koment nga Uashingtoni mbi pretendimin e Huthëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button