Humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të arrijnë 57 miliardë dollarë
Dëmet totale dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret pyjore që përhapen për shkak të erërave të forta në shtetin e Kalifornisë në SHBA pritet të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.
“AccuWeather” i cili ofron shërbim global për parashikimin e motit, ka publikuar vlerësimet e tij paraprake lidhur me koston ekonomike të zjarreve në Kaliforni.
Sipas kësaj, dëmet totale dhe humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë.
Zjarret pyjore shpërthyen në qytetin Los Angeles të Kalifornisë të martën në mbrëmje si pasojë e erërave të forta të kombinuara me kushtet e motit të thatë.
Nga zjarri janë djegur rreth 3.000 hektarë sipërfaqe në rajonin Pacific Palisades ndërsa për banorët janë lëshuar urdhra evakuimi.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se vazhdojnë punimet për ndërhyrje ndaj zjarrit dhe shpalli “gjendje të emergjence” në Los Angeles.
Është njoftuar se 5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur për shkak të zjarreve që vazhdojnë në zonat e Pacific Palisades, Hurst, Eaton dhe Woodley të Los Angelesit.