Hulumtim: Për pesë vjet, 10 kompani vendore kanë fituar tenderë për një miliard euro
Në pse vitet e fundit vetëm 10 kompani kanë fituar tenderët shtetërorë në vlerë prej një miliard eurosh. Hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile tregon se në 5 vitet e fundit në vend janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë totale prej 5,8 miliardë euro dhe 36% prej tyre ose 2,1 miliardë euro i kanë takuar vetëm 50 kompanive.
Në listën e fituesve më të mëdhenjë të tenderëve janë kompanitë e ndërtimit, veledrogeritë, distributorët e derivateve të naftës etj.
“Në 10 kompanitë e para janë Kompania Markovski- Manastir , Dr. Panovski, Pucko Petrol, Alkaloid Kons, Energy Delivery Solutions, Makpetroll, Ilinden Struga, Granit, Telekomi I Maqedonisë dhe Stanton Gradba Manastir”, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Civile (QKC).
Kompania që fituar më shumë tenderë është Kompania Markovski –Manastir e cila për 5 vite ka lidhur gjithsej 77 kontrata për furnizim publik në vlerë prej 151 milionë euro. Me ndërmarrjen shtetërore “Elektranat” janë lidhur 66 tenderë në vlerë prej 141 milionë eurove. I pozicionuari i dytë Dr. Panovski në periudhën e analizuar pesëvjeçare ka lidhur 1 491 kontrata në vlerë prej 144 milionë euro.E treta është Pucko Petrol me 1 776 kontrata të lidhura në vlerë prej 137 milionë euro.
“Kompanitë që kanë marrë vlerën më të lartë të tenderëve në 5 vitet e fundit, në pjesën më të madhe janë nga vendi dhe kanë zënë 95% të vlerës së tenderëve. Vetëm 5% janë marrë nga kompani nga jashtë. Në të njëjtën kohë, deri tani pjesëmarrjen më të madhe e kanë kompanitë nga Shkupi, pasuar nga ato nga Manastiri”, thuhet më tej në hulumtimin e QKC-së.
Sipas veprimtarisë 39% e vlerës së kontratave i takon ndërtimit, ku përfshihen edhe kontratat e SH.A Elektranat e RMV-së për përdorimin e makinerive dhe punëtorëve për nxjerrjen e qymyrit. Në vend të dytë me 27% renditen tenderët për furnizimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore në vlerë prej 559 milionë eurove. Në vend të tretë me 14 % renditen derivatet e naftës në vlerë prej 297 milionë eurove. Të gjitha firmat e tjera kanë marrë nga 10% e vlerës së kontratës, thonë nga QKC.