Huliganët e Vardarit fyejnë shqiptarët në ndeshjen ndaj Bashkimit

Huliganët e Vardarit kanë fyer shqiptarët në ndeshjen ndaj Bashkimit.

Ndeshjen e tensionuar të luajtur të shtunën në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut e fitoi Vardari 1:0.

Përveç fyerjeve ndaj shqiptarëve, ka pasur edhe tensione gjatë ndeshjes.

Bashkimi i Kumanovës nga minuta e 87-të luajti pa mbrojtësin Rexhep Murati. Muratit iu dha kartoni i kuq nga gjyqtari i ndeshjes Benjamin Benoo, pasi është pretenduar se ai e pështyu.

Bashkimi ka thënë se Murati, futbollist i Maqedonisë së Veriut U21, nuk e ka bërë një  veprim të tillë.

“Skandal – Kur pika e bardhë e palltos e publikon si pështymë. FFM-ja me shpejtësi të dritës paska reaguar në mbrojtje të referit Benjamin Kerimi, referit kryesor të ndeshjes Vardar – Bashkimi 1947! Falënderojmë nga zemra FFM-në për publikimin e videos ku qëllimi kryesor është arsyetimin e vendimit të referit për ndëshkimin e Rexhep Muratit me karton të kuq, ku në mënyrë flagrante shihet gënjeshtra dhe tendenca e qëllimshme e referit Benjamin Benoo për ta përjashtuar lojtarin e U21 të Maqedonisë. Sekondi i 4 dhe 5 rrethohet ‘pështyma fantazmë’ e lojtarit tonë dhe çuditërisht pështyma mbetet ende në ajër edhe pas shumë sekondave (sekonda 7,8,9 e videos). Keni filluar ta ngatërroni pështymën me shenjën e palltos së dimrit të tifozit në tribuna!! Skandal!!”, ka shkruar Bashkimi.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut në njoftimin e lëshuar pas ndeshjes, ka treguar pse u dha kartoni i kuq por nuk ka përmendur fyerjet ndaj shqiptarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button