Hoxha në Tiranë: Bashkëpunimi rajonal kyç për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, ka zhvilluar takim në Tiranë me ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj, në kuadër të Forumit Ministror për Korridorin 8, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen e mjedisit.

Në deklarimin e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët për sfidat mjedisore që përballen vendet e rajonit.

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal për zhvillim dhe mbrojtje efektive të mjedisit ishte në qendër të takimit tim në Tiranë me ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj, në kuadër të Forumit Ministror për Korridorin 8”, ka shkruar ai.

Ai nënvizoi se mbrojtja e zonave ndërkufitare dhe zbatimi i standardeve evropiane mbeten prioritete strategjike për vendet e rajonit.

“Theksova rëndësinë e koordinimit të përbashkët për mbrojtjen e zonave ndërkufitare, zbatimin e standardeve evropiane për ruajtjen e biodiversitetit dhe përballimin e sfidave klimatike që prekin rajonin tonë”, thuhet në deklarim.

Sipas tij, gjatë takimit u arrit marrëveshje për hapa konkretë në drejtim të bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal.

“U dakorduam për dy prioritete të qarta, forcimin e bashkëpunimit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm dhe intensifikimin e projekteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e burimeve natyrore dhe trajtimin e mbeturinave”, theksoi Hoxha.

Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e mjedisit dhe adresimit të sfidave të përbashkëta klimatike dhe ekologjike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button