Hong Kongu ndalon importin e produkteve të shpendëve nga disa rajone të Danimarkës, Gjermanisë dhe Belgjikës

Hong Kongu ka ndaluar importin e produkteve të shpendëve nga disa zona të Danimarkës, Gjermanisë dhe Belgjikës për shkak të shqetësimeve të shkaktuara nga gripi i shpendëve, transmeton Anadolu.
Qendra për Sigurinë Ushqimore (CFS) e Hong Kongut njoftoi se ndaloi importin e mishit dhe produkteve të shpendëve, duke përfshirë vezët, nga bashkia Soro në Danimarkë, provinca West-Vlaanderen në Belgjikë dhe qarku Oberhavel i Shtetit Brandenburg në Gjermani.
CFS-ja theksoi se ndalimi hynë në fuqi të menjëhershme, me qëllim “mbrojtjen e shëndetit publik në Hong Kong, në dritën e njoftimeve nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) në lidhje me shpërthimet e gripit shumë patogjen të shpendëve H5N1 në ato rajone.
Një zëdhënës i CFS-së tha se Hong Kongu në gjashtë muajt e parë të këtij viti importoi gati 210 tonë mish shpendësh të ngrirë dhe 150 mijë vezë nga Danimarka, gati 30 tonë mish shpendësh të ngrirë nga Belgjika dhe gati 30 tonë mish shpendësh të ngrirë nga Gjermania.
“CFS-ja ka kontaktuar autoritetet daneze, belge dhe gjermane për çështjet dhe do të monitorojë nga afër informacionin e lëshuar nga WOAH dhe autoritetet përkatëse mbi shpërthimet e gripit të shpendëve.
Zëdhënësi tha se do të merren masa të përshtatshme në përgjigje të zhvillimit të situatës.
Gripi shumë patogjen i shpendëve, i njohur si gripi i shpendëve, viteve të fundit ka qarkulluar midis popullatave të shpendëve të egra dhe femrave të shpendëve në të gjithë botën, duke shkaktuar një shkallë të lartë të vdekshmërisë dhe dëme ekologjike.
Edhe pse të rralla, infeksione janë raportuar edhe tek disa gjitarë dhe njerëz që kanë pasur kontakt të ngushtë me kafshë të infektuara.