Holanda në çerekfinale, shumë të fortë për Rumaninë

Holanda ka rrëmbyer biletën e fundit për çerekfinalen e Euro 2024, pasi mposhti 3-0 Rumaninë. Tulipanët kanë dominuar 45 minutat e parë dhe përpjekjet e tyre u finalizuan me gol që në minutën e 20 me anë të sulmuesit Gakpo.

Pas këtij goli, kombëtarja e Rumanisë e uli ndjeshëm ritmin dhe u mundua më shumë për të mos pësuar golin e dytë, ndërsa Holanda pati edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk mundi të realizojë.

Holandezët vijuan dominimin në pjesën e dytë, ndërsa Rumania u tregua e pafuqishme për të reaguar. Gakpo tregoi se është në formë të shkëlqyer duke dhënë edhe asistin e golit të dytë, të realizuar nga Malen. Sulmuesi vulosi rezultatin në 3-0 në shtesë, duke u bërë lojtari i vetëm në Euro 2024 që ka realizuar dy gola.

Tashmë, holandezët do të presin të qetë ndeshjen Turqi-Austri për të mësuar cili do të jetë kundërshtari i tyre në çerekfinale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button