Holanda: Dronë të mëdhenj u vërejtën pranë bazës së NATO-s, mbi aeroport dhe në zonën industriale

Autoritetet holandeze nisën sot një hetim pas raportimeve për shfaqjen e dronëve të mëdhenj pranë zonave të ndjeshme në provincën jugore Limburg, përfshirë Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Brunssum, kompleksin industrial “Chemelot” në Geleen dhe aeroportin “Maastricht Aachen”, transmeton Anadolu.

Një zëdhënës i Forcave Mbretërore të Sigurisë Kufitare të Holandës (Marechaussee) konfirmoi për gazetën lokale “De Limburger” se raportimet janë pranuar gjatë fundjavës dhe se është kryer një kërkim, megjithatë nuk janë gjetur dronë.

Policia e Limburgut gjithashtu ka marrë disa raportime për dronë në gjithë pjesën jugore të Limburgut. “Nuk kemi evidentuar numrin e saktë”, tha një zëdhënës i policisë, duke theksuar se shumë prej këtyre rasteve shpesh përfshijnë dronë hobistësh.

“Nuk ka arsye për panik, por jemi në gatishmëri të lartë”, shtoi policia. Sipas “De Limburger”, dronë janë parë gjithashtu pranë bazës ajrore të NATO-s në Geilenkirchen, menjëherë përtej kufirit gjerman.

Një zëdhënës i kompleksit “Chemelot” refuzoi të komentojë, duke e përcjellë çështjen te policia ndërsa zyrtarët e aeroportit “Maastricht Aachen” nuk ishin të disponueshëm.

Në javët e fundit, autoritetet evropiane kanë raportuar një rritje të aktivitetit të dronëve pranë instalimeve ushtarake dhe aeroporteve. Incidente të ngjashme kishin ndërprerë përkohësisht trafikun ajror në aeroportet e Brukselit, Antverpit dhe Liezhës në Belgjikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button