Historike: Shqipëria kualifikohet në EURO 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar kualifikimin historik në Kampionatin Evropian EURO 2024 në Gjermani. Ka mjaftuar barazimi si mysafir ndaj Moldavisë që kuqezinjtë të sigurojnë zyrtarisht pjesëmarrjen e dytë në një kompeticion të madh futbolli.

Shqipëria luajti një pjesë të parë shumë të mirë duke avancuar nga penaltia në minutën e 25-të. Moldavia barazoi pak para fundit, në minutën e 87-të, por nuk arriti të bëjë kthesën në minutat e mbetura.

Shqipëria kështu mbetet në krye të tabelës në grupin E me 14 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe në Tiranë më 20 nëntor do ta festojë suksesin historik bashkë me tifozët kuqezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button