Hiqet baneri “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, që ishte vendosur në Budvë

Është hequr afishja me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, e vendosur dy ditë më parë në hyrje të Budvës në Mal të Zi.
Analisti malazias Ljubomir Filipoviq, në platformën “X” ka thënë se ky gjest përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve të Budvës, ndërsa ka thënë se u kërkon falje të sinqertë fqinjëve në Kosovë.
“Baneri i turpshëm luftënxitës është hequr. Si një gjest që përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira të Budvës dhe Malit të Zi, unë u kërkoj ndjesë të sinqertë fqinjëve tanë në Kosovë për vendosjen e tij më herët”, ka shkruar Filipoviq.
Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar se afishja me mbishkrimin luftënxitës ishte një transparent dhe jo grafit, dhe si e tillë është hequr nga inspektorati komunal.
Afishe të tilla janë vendosur më parë në veri të Kosovës dhe në Serbi, përmes të cilave u është bërë thirrje ushtrisë serbe që të kthehet në Kosovë.
The disgraceful warmongering banner has been taken down. As a gesture representing the genuine sentiments of Budva and Montenegro's well-intentioned citizens, I extend our heartfelt apology to our neighbors in Kosovo for its initial placement. pic.twitter.com/zfZfntmj01
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) December 16, 2023


