Hidhte në erë bankomatët me eksploziv, kapet këngëtari rep-it

Një këngëtar i zhanrit rep është arrestuar në Greqi, i akuzuar se ka përdorur eksploziv për të plaçkitur një bankomat me paratë e të cilit ka paguar për  videoklipet e tij muzikore, njoftuan autoritetet greke.

28-vjeçari u arrestua në fundjavë së bashku me dy të dyshuar të tjerë pasi policia bastisi një pronë pranë Athinës.

Në aksionin policor, policia sekuestroi 1.5 kilogramë lëndë shpërthyese, një automatik M16, katër pistoleta dhe afro 200 mijë euro para të thata.

Zëdhënësja e policisë lokale tha se banda është e lidhur me 10 sulme ndaj bankomateve në disa pjesë të Greqisë, kryesisht në vende të izoluara dhe deri më tani ka vjedhur rreth 710 mijë euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button