Hidhet shorti për Conference League: Ekipet shqiptare njohin kundërshtarët e mundshëm

Partizani dhe Egnatia kanë njohur këtë të hënë kundërshtarët e mundshëm, në rast se do të avancojnë për në raundin e tretë të Conference League.
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën pasardhëse të këtij kompeticioni, ku bëjnë pjesë dhe ekipet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Po për të shkuar në këtë fazë, ekipet në fjalë fillimisht do të duhet të mposhtin kundërshtarët e raundit të dytë, i cili zhvillohet këtë javë.
Kampionët e Shqipërisë, Egnatia në rast fitoreje ndaj Vikingur Reykjavik, në fazën tjetër do të përballen me fituesin e ciftit Virtus AC-Flora Tallin.
Partizani, pasi eliminoi Masrsaxlokk në raundin e parë, këtë herë ka përballë Iberian e Gjeorgjisë dhe më tej pret fituesin e ciftit Istanbul Basaksehir-La Fiorita.
Turqit janë favoritë për kalimin e kësaj faze, madje do të ishin problematikë edhe për ekipin tonë kryeqytetas në rast se ndeshen me njëri-tjetrin.
Shorti është disi më i vështirë për Llapin, që nëse kalon Brondbyn, mund të përballet me Legian e Varshavës, ndërsa Ballkani me irladnezo verirorët e Larne.