Hezbollahu pretendon se që nga tetori ka vrarë mbi 110 ushtarë izraelitë

Hezbollahu pretendon se që nga tetori kur filloi procesi i pushtimit të Libanit nga toka janë vrarë mbi 110 ushtarë izraelitë ndërsa mbi 1.050 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Hezbollahu, jepet informacion rreth sulmeve të kryera kundër ushtrisë izraelite që nga muaji tetor kur Izraeli filloi sulmet tokësore ndaj Libanit.

Humbjet e ushtrisë izraelite në periudhën e pushtimit tokësor janë “mbi 110” pretendohet në deklaratën ku më tej mbrohet ideja se janë plagosur edhe më shumë se 1.050 ushtarë të tjerë.

Po ashtu në deklaratë thuhet se gjatë procesit të sulmeve nga toka, janë shkatërruar 48 tanke Merkava të Izraelit, 9 buldozerë ushtarakë si dhe nga 2 xhipa ushtarakë, automjete të blinduara dhe transportues trupash.

Më tej vihen në dukje sulmet e Hezbollahut ndaj zonës Karyut në qytetin Haifa dhe zonat ushtarake në qytetin Safed të Izraelit dhe se në 4 ngjarje të ndryshme janë shënjestruar 21 ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite vepron në fshehtësi të plotë në sulmet kundër Libanit, nuk bën deklaratë përveç lajmeve për humbje të kufizuara lidhur me konfliktin me Hezbollahun.

– Në sulmet e Izraelit në Liban humbën jetën 3.544 persona

Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin e kontrolluar me Hezbollahun, më 23 shtator nisi qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, 3.544 persona, përfshirë 212 fëmijë dhe 902 gra, janë vrarë ndërsa 15.036 të tjerë janë plagosur që nga 8 tetori 2023.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ushtria izraelite më 30 shtator njoftoi se filloi sulmet tokësore “të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut” në jug të Libanit.

Ndërkaq, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit si dhe kryen sulme ndaj ushtarëve izraelitë që përpiqen të depërtojnë dhe të pushtojnë nga toka jugun e Libanit.

Vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut. Sipas të dhënave të OKB-së për shkak të sulmeve izraelite në Liban janë zhvendosur mbi 1.4 milion njerëz. Qeveria libaneze ka njoftuar se më shumë se 610 mijë nga personat e zhvendosur kanë migruar në Siri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button