Hetimi ndaj Trump për dokumentet e klasifikuara, FBI shkarkon nga puna 10 persona

FBI-ja ka shkarkuar 10 anëtarë të saj të cilët morën pjesë në një hetim mbi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga presidenti amerikan, Donald Trump pas mandatit të tij të parë.

Shkarkimi i tyre të mërkurën u njoftua menjëherë pasi drejtori i FBI-së, Kash Patel i tha Reuters se agjentët federalë i morën të dhënat e tij telefonike gjatë hetimit të dokumenteve.

Susie Wiles, tani shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu pati një kërkesë për të dhënë të dhënat e saj telefonike si pjesë e hetimit.

Patel nuk ofroi asnjë provë për shkelje nga ana e stafit të FBI-së që u pushua nga puna. Pasi Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Këshilltari Special Jack Smith drejtoi dy hetime federale ndaj Presidentit të tanishëm Trump.

Një rast u përqendrua në faktin nëse Trump u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Rasti tjetër u përqendrua në dokumentet e klasifikuara që Trump dërgoi në rezidencën e tij në Mar-a-lago në Florida dhe përpjekjet e tij për të penguar departamentin e drejtësisë që t’i merrte ato më vonë.

Punonjësit e FBI-së që u pushuan nga puna të mërkurën morën pjesë të gjithë në rastin e dokumenteve të klasifikuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button