Heqja e rrënojave në Gaza kërkon qasje të pandërprerë në karburant dhe makineri

Ekipet teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) vlerësojnë se do të duhen shtatë vite për të pastruar shumicën e rrënojave në Gaza, dhe vetëm nëse plotësohen kushtet e duhura.
Këto përfshijnë sigurimin e qasjes së pandërprerë, furnizime të vazhdueshme me karburant, makineri të rënda dhe mbështetje të qëndrueshme ndërkombëtare.
Margunn Indreboe, zv/ përfaqësuese e veçantë e administratorit për UNDP, tha se operacioni aktualisht po mbledh rreth 5,000 ton rrënoja çdo ditë në Gaza, ndërsa dy makineritë për thërrmim përpunojnë rreth 2,000 ton në ditë.
“Çfarë bëjmë me materialet e thërrmuara është se i ripërdorim për qasje humanitare,” tha ajo për Al Jazeera.
“Kështu rehabilitojmë rrugët, rikuperojmë vendet për personat e zhvendosur. Punojmë me organizata si World Central Kitchen, UNICEF dhe WFP, në mënyrë që ata të mund të vendosin operacionet e tyre në një vend të sigurt.”



