Heqja e balancuesit do të bëhet me faza

Heqja e balancuesit do të shkojë në faza. Në fazën e parë do t’i rikthehemi bazës ligjore të Censusit 2021 dhe më pas me ligj dhe ndryshim metodologjie do të shkojmë drejt heqjes së plotë të mjetit balancues, duke respektuar plotësisht vlerën themelore të Kushtetutës. – Përfaqësim adekuat dhe i drejtë i bashkësive etnike, tha sot ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski.

Ai theksoi se me këtë do t’i jepet fund që fillimisht të jesh nga një etni e caktuar, e më pas të jesh profesionist në një fushë të caktuar dhe të kesh cilësi dhe arsimim. Ekspertiza, shtoi ai, do të jetë para zgjedhjes së përkatësisë etnike.

– Sot është seanca e parë e qeverisë ku do të diskutohen disa pyetje themelore për funksionimin e qeverisë. E di që qytetarët kanë pritshmëri të mëdha që çdo gjë të bëhet shpejt, por mendoj se kjo kërkon një diskutim gjithëpërfshirës brenda qeverisë, për të parë se cilat janë mënyrat për të mos cenuar parimin themelor të Kushtetutës – përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të komuniteteve, por në të njëjtën kohë, së pari të garantojmë meritën, efikasitetin, cilësinë, arsimimin dhe përvojën e të punësuarve, e jo ta shikojmë përkatësinë e tyre etnike, tha Andonovski .

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button