Helikopteri i policisë ndal zjarrin në Zheden me 30 tonë ujë

Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka shuar sot një zjarr masiv në malin Zheden ku terreni ishte i pakalueshëm në këmbë. Siç duket në videot e policisë, me anë të një helikopteri janë hedhur sasi të mëdha uji të cilat e kanë shuar zjarrin.
“Sot (06.02.2024) Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas kërkesës së QKM-së për shuarjen e zjarrit në malin Zheden për shkak të terrenit të paarritshëm, ka drejtuar helikopterin Mi-172 i cili ka vepruar në pjesën rreth zjarrit, pas çka ai ishte lokalizuar. Helikopteri hodhi mbi 30 tonë ujë në zjarr”, shkruan në njoftimin e policisë.



