Hekurudhat e Maqedonisë marrin me qira katër lokomotiva nga “Srbija Cargo”

“Shoqëria aksionare për transport hekurudhor të mallrave “Srbija Cargo” dhe Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkruan Marrëveshje për dhënien me qira të përkohshme të katër lokomotivave elektrike të serisë 461, duke vendosur kështu një bashkëpunim strategjik ndërmjet dy shteteve në fushën e transportit hekurudhor të mallrave “, njoftoi “Srbija Cargo”.

 

Kjo marrëveshje sjell avantazhe të shumta si për vetë kompanitë ashtu edhe për vendet, duke përfshirë përmirësimin e transportit të mallrave, rritjen financiare dhe trafikun hekurudhor më efikas, thuhet në njoftim.

 

Më tej theksohet se falë këtij bashkëpunimi, qarkullimi i mallrave nga portet greke, si Selaniku dhe Pireu, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të bëhet më i shpejtë dhe më efikas, ndaj pritet që kjo nismë të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e të ardhurave të të dyja kompanive hekurudhore dhe përmirësimin e proceseve të tyre të biznesit. Duke marrë me qira lokomotiva shtesë, rritet kapaciteti i trafikut transit në Korridorin 10, i cili kryesisht kalon nëpër Serbi.

 

Kujtojmë se me Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut udhëheq Dejan Koshutiq, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike Serbe të ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili javë më parë vizitoi Serbinë dhe premtoi zgjerim dhe fuqizim të bashkëpunimin mes dy vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button