Harry Kane thyen rekordin e Robben te Bayern Munich

Harry Kane ka regjistruar një arritje të rëndësishme, duke zhvilluar një nga sezonet më produktive të karrierës së tij dhe duke thyer një rekord 15-vjeçar të Arjen Robben.

Bayern Munich vazhdon edhe këtë sezon të jetë pretendente kryesore për titullin kampion në Gjermani, duke krijuar një diferencë të ndjeshme me Leipzig dhe Dortmund.
Protagonisti kryesor i bavarezëve është sërish Kane, i cili numëron 30 gola dhe 3 asistime në 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Mesatarja e tij është rreth 1.2 gola për ndeshje. Në sfidën e fundit kundër Heidenheim, sulmuesi anglez kaloi kuotën e 100 kontributeve në gola në Bundesliga.

Ai e arriti këtë shifër me 81 gola dhe 22 asistime. Kane u bë lojtari më i shpejtë në historinë e Bayern Munich që arrin këtë rekord, duke e realizuar në vetëm 78 ndeshje. Kështu ai la pas Robben, i cili e kishte arritur të njëjtin tregues në 119 paraqitje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button