Harris i quajti deklaratat e Trumpit për Hitlerin si “jashtëzakonisht shqetësuese”

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris i përshkroi deklaratat e kandidatit republikan, Donald Trump për Hitlerin si “jashtëzakonisht shqetësuese”, transmeton Anadolu.

Sipas “New York Times”, Harris, në deklaratën e saj në rezidencën e zëvendëspresidentit në Washington tha se ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly tha se Trump kishte thënë për Hitlerin se “ka bërë edhe gjëra të mira”.

Harris i përshkroi deklaratat e Trumpit për Hitlerin si “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe theksoi se këto deklarata dhanë “një shenjë se kush është në të vërtetë kundërshtari i saj republikan”.

Duke pretenduar se nëse Trump zgjidhet, ai do të dëshironte që ushtria amerikane “personalisht t’i qëndrojë besnik” edhe nëse ai nuk i bindet ligjit në mandatin e tij të ri, Harris tha se kundërshtari i saj po bëhet gjithnjë e më i çekuilibruar.

“Siç sugjerojnë fjalët e John Kelly-t, Trump sigurisht i përshtatet përshkrimit të përgjithshëm të një fashisti”, tha Harris.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button