Hapet xhamia e Namazgjasë, Erdogan: A jemi gati? Me emrin e Allahut

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti turk Erdogan kanë prerë shiritin e hapjes së xhamisë së Namazgjasë. Presidenti i Turqisë dhe kreu i qeverisë shqiptare ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.

Erdogan: A jemi gati? Me emrin e Allahut presim shirtin e hapjes së xhamisë Namazgja.

Xhamia e Namazgjasë, e njohur edhe si Xhamia e Madhe e Tiranës, nisi të ndërtohej në vitin 2015. Ajo ndodhet në Rrugën e Elbasanit, në krah të Kuvendit. Themelet u hodhën më 13 maj 2015, në prani të Presidentit të ndjerë të Shqipërisë Bujar Nishani dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Xhamia u ndërtua nën mbikqyerjen e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë dhe mbështetjen financiare nga fondacioni i Presidencës turke të Çështjeve Fetare.

Xhamia ka katër minare me gjatësi 50 metër dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e gjatë 30 metra. Sipërfaqja e xhamisë është rreth 10,000 m2 dhe kati i parë i xhamisë ka një qendër kulture, sallë konferencash, bibliotekë, sallë ekspozitash, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button