Hapet për qarkullim rruga nga Hani i Elezit për Shkup, ishte bllokuar shkaku i një zjarri

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga nga pikëkalimi kufitar i Hanit të Elezit për Shkup.
Kjo rrugë ishte mbyllur rreth orës 16:00, pas një zjarri që kishte shpërthyer kah ana e Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë, ky pikëkalim u bllokua për qarkullim.
“Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec”, njoftoi më herët QKMK.