Hamasi: Sulmet e Izraelit janë pjesë e planit për aneksimin e Bregut Perëndimor

Hamasi tha se sulmet e vazhdueshme nga izraelitët, të cilët kanë pushtuar tokat palestineze, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite janë pjesë e një plani për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe për të zhvendosur me forcë palestinezët, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Hamasi tha se burimet palestineze u plaçkitën dhe tokat palestineze u konfiskuan.

Deklarata e Hamasit theksoi se izraelitët, të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, vazhdojnë sulmet e tyre nën mbrojtjen e ushtrisë dhe se këto sulme janë pjesë e një plani për të plaçkitur burimet jetësore, për të rrëmbyer tokën e popullit palestinez si dhe për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe për të zhvendosur palestinezët.

Në deklaratë thuhet se shkatërrimi i vazhdueshëm i tokës me buldozerë në shumë pjesë të Bregut Perëndimor pasqyronte një përshkallëzim të rrezikshëm brenda fushëveprimit të projektit ekspansionist të pushtimit dhe i bëhej thirrje popullit palestinez të “rrisë rezistencën e tij dhe t’i rezistojë sulmeve të pushtuesve”.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmin e tij në Rripin e Gazës ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 962 palestinezë, përfshirë 171 fëmijë, janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Gjatë kësaj kohe, më shumë se 7.000 palestinezë u plagosën dhe 16.400 persona u arrestuan.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Gaza më 19 janar, ushtria izraelite nisi një ofensivë, të quajtur “Muri i Hekurt”, të martën, më 21 janar, mbi qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Brenda pak ditësh, sulmet u zgjeruan duke përfshirë qytetet Tulkarim dhe Tubas si dhe kampet e refugjatëve atje.

Ushtria izraelite vazhdon të mbajë të pushtuara kampet e refugjatëve në Jenin dhe Tulkarim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button