Hamasi: Mbyllja e kalimeve në Gaza është “krim lufte” që kërkon ndërhyrje ndërkombëtare

Hamasi ka dënuar mbylljen e vazhdueshme të kalimeve kufitare të Gazës nga Izraeli duke e quajtur atë një “zgjerim të gjenocidit të vazhdueshëm” kundër palestinezëve në enklavën e rrethuar dhe “krim lufte” që kërkon ndërhyrje ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

“Shtrëngimi i rrethimit në Gaza, mbyllja e vendkalimeve për të gjashtën ditë radhazi dhe parandalimi i hyrjes së ndihmave humanitare janë forma të gjenocidit që nuk ka pushuar kundër popullit tonë”, tha zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Qanou.

“Politika e Izraelit për urinë dhe ndëshkimin kolektiv janë shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare dhe një krim lufte që bota duhet ta ndalojë dhe t’i mbajë përgjegjës autorët e tij”, tha Al-Qanou.

Ai përsëriti thirrjet për komunitetin ndërkombëtar dhe organizatat e të drejtave të njeriut që “të detyrojnë pushtimin izraelit të hapë kalimet, të lejojë ndihmën humanitare dhe mjekësore në Gaza si dhe t’i japë fund vuajtjeve të palestinezëve në enklavë”.

Të dielën, Izraeli ndaloi hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza pasi kryeministri Benjamin Netanyahu refuzoi të fillojë negociatat për fazën e dytë të një marrëveshjeje armëpushimi midis Tel Avivit dhe Hamasit.

Të paktën 48.400 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe më shumë se 111.800 të tjerë janë plagosur në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet, që e kanë lënë enklavën në gërmadha, u ndaluan në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi më 19 janar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën brutale në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button