Hamasi dorëzon edhe tre pengje të tjera te Kryqi i Kuq në Nuseirat

Grupi palestinez i rezistencës, Hamas, ka dorëzuar edhe tre pengje izraelitë te Kryqi i Kuq në Nuseirat, në Gaza.
Turma palestinezësh u mblodhën në vendin e caktuar në Nuseirat, duke pritur dorëzimin e katër pengjeve.
Pengjet Eliya Cohen, Omer Shem-Tov dhe Omer Wenkert u liruan në Nuseirat.
Një peng i gjashtë, 36-vjeçari Hesham al-Sayed, pritet gjithashtu të lirohet së shpejti, thuhet se pa ceremoni, në qytetin e Gazës.