Hamas: Nuk është e domosdoshme të jemi pjesë e administratës pas luftës në Gaza nëse ka konsensus kombëtar

Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e asnjë rregullimi administrativ në Gazën pas lufte, me kusht që të ekzistojë një konsensus kombëtar.

“Çdo rregullim për të ardhmen e Gazës pas agresionit (izraelit) duhet të bazohet në një konsensus kombëtar, dhe ne do ta lehtësojmë këtë,” tha zëdhënësi i grupit, Hazem Qassem, të martën.

“Nuk është e domosdoshme që Hamas të jetë pjesë e rregullimeve administrative në Gaza. Nuk është i interesuar për këtë dhe nuk dëshiron të jetë në këto rregullime në asnjë mënyrë,” shtoi ai.

Zëdhënësi theksoi rëndësinë që këto rregullime administrative të bëhen me një konsensus të brendshëm kombëtar.

“(Hamas) nuk do të lejojë asnjë fuqi të jashtme të ndërhyjë,” theksoi ai.

Qassem tha gjithashtu se këto rregullime duhet të çojnë në nisjen e një procesi serioz dhe të vërtetë të rindërtimit, për të shpëtuar popullin e Gazës nga katastrofa që ka përjetuar për shkak të luftës gjenocidale të Izraelit.

Hamas nuk do të jetë pengesë për asnjë rregullim të arritur përmes konsensusit kombëtar që do të nisë rindërtimin e Gazës, theksoi ai.

Në dhjetor, Hamas pranoi një propozim egjiptian për krijimin e një “komiteti të mbështetjes komunitare” për të menaxhuar Gazën pas lufte.

Egjipti pritet të organizojë të martën një samit urgjent arab, për të formuluar një qëndrim të unifikuar arab mbi çështjen palestineze dhe për të paraqitur një kundërpropozim arab ndaj planeve të SHBA-së për zhvendosjen e popullsisë së Gazës. /TRT World/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button