Hamas: Nuk do të çarmatosemi derisa të krijohet një shtet palestinez

Në një deklaratë të shkurtër të shpërndarë përmes Telegram-it, lëvizja palestineze Hamas tha se armët dhe aktivitetet e saj të “rezistencës” janë “të drejta kombëtare dhe ligjore për sa kohë që vazhdon [izraelite] pushtimi”.
“Ato nuk mund të hiqen përveçse me rikthimin e plotë të të drejtave tona kombëtare, me në krye krijimin e një shteti palestinez të pavarur, me sovranitet të plotë dhe me kryeqytet Jerusalemin”, përfundon deklarata.
Hamas tha se kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj komenteve të të dërguarit amerikan, Steve Witkoff, i cili kishte pohuar se gjatë negociatave për armëpushim, Hamas kishte shprehur gatishmëri për t’u çarmatosur.