Hamas njofton emrat e 3 pengjeve izraelitë që do të lirohen nesër

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, ka njoftuar emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen nesër si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës me Izraelin, transmeton Anadolu.
“Si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, Brigadat Al-Qassam kanë vendosur të lirojnë pengjet e mëposhtëm izraelitë nesër, 1 shkurt 2025: Ofer Calderon , Keith Samuel Siegel dhe Yarden Bibas”, njoftoi zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam, Abu Ubeida.
Sipas fazës së parë të marrëveshjes, e cila do të zgjasë 42 ditë, 33 pengje izraelitë do të lirohen në këmbim të rreth 1.700 deri në 2 mijë të burgosurve palestinezë.
Dje, Hamasi liroi tre izraelitë dhe pesë tajlandezë në Gaza, ndërsa Izraeli liroi 110 të burgosur palestinezë. Ky ishte shkëmbimi i tretë i këtij lloji që kur marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 19 janar.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 47.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.