Hakerat sulmojnë aplikacionin Gmail, dy miliardë llogari rrezikojnë të vidhen bashkë me të dhënat bankare

Një situatë e pazakontë është duke ndodhur me aplikacionin “Gmail”.
Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, njoftojnë se aplikacioni është i hakuar, i cili bën të mundur vjedhjen e llogarisë, me dy hapa.
Ata shprehen se autoidentifikimi me dy hapa të njofton se do të shtojë shtresë mbrojtje për llogaritë private në internet, ndërsa dërgon një kod identifikimi në telefon ose me emailin përdorues. Ky hakerim quhet Astaroth, i cili e bën të mundur vjedhjen në kohë reale duke mashtruar viktimën se ka hyrë normalisht në llogaritë dhe i dërgon një faqe false dhe duket si shfletuesi i tyre.
Gjithashtu, përdoruësit e Astaroth mund të kenë akses në emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, numrat e kartave të kreditit, informacionet bankare dhe të dhëna të tjera të rëndësishme pasi viktima të hyjë në llogaritë e tyre në këto faqe të rreme, aapo kapin informacionin tuaj, ata mund ta përdorin atë për të hyrë në llogaritë tuaja vetë ose për të shitur informacionin në rrjetin e errët.
Sakaq, ekspertët e sigurisë kibernetike njofton se cilido që përdor Gmail, Yahoo, AOL dhe Microsoft Outlook mund të jetë i prekshëm ndaj këtyre sulmeve duke vjedhur mbi dy miliardë llogari të postës elektronike.