Hajdutët që kryen vrasje te “Mavrovasja” ishin përgatitur mirë, policia kapi vrasësin

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për vrasësin e personit tek “Mavrovasja” gjatë ditës së djeshme. Ai ngarkohet me veprat e vrasjes, vrasjes në tentativë dhe armëmbatje pa leje.

Sipas asaj që kanë zbuluar hetuesit deri më tani, dy të dyshuarit i ishin vënë pas makinës së të ndjerit duke menduar se po bart ar, me qëllim që ta plaçkisin. Ishin ndarë në dy makina të veçanta, Audi dhe Citroeni. Vrasësi ka arritur i pari afër makinës së të ndjerit dhe ka vjedhur çantën e laptopit nga duart e gruas së të ndjerit dhe ka shtënë me armë drejt viktimës, më pas bashkëautori tjetër ka ardhur me makinën Citroen duke vjedhur një kuti nga bagazhi i makinës që poashtu ka menduar se ka ar.

“Më 20 gusht, me një pistoletë GLOCK 9 mm, të cilën e posedonte pa leje, i dyshuari me dashje dhe me egoizëm i ka marrë jetën një personi, pas çka gruas së viktimës i ka marrë një çantë me laptop dhe është arratisur me veturë të tipit Audi pa targa të regjistrimit. Në vendngjarje ka mbërritur një automjet i dytë i tipit “Citroen” me targa belge, nga i cili ka zbritur një person i panjohur dhe ka marrë një kuti me mjete dore nga bagazhi i makinës së viktimës dhe po ashtu është larguar. I dyshuari i dytë ka lënë veturën “Citroen” në Gazi Babë dhe ka hipur në veturën “Audi”, pas së cilës kanë vazhduar të lëvizin, por janë kapur nga zyrtarët policorë në rrugën “Stojna Stefkova”. Ndërsa personi tjetër ishte duke vozitur, i dyshuari tani doli nga dera e pasagjerit dhe hapi zjarr, duke u përpjekur të vriste policët që u përpoqën ta ndalonin. Katër oficerët e policisë në vetëmbrojtje qëlluan disa herë në ajër në shenjë paralajmërimi me armët e tyre të shërbimit, më pas e mposhtën dhe e ndaluan të dyshuarin”, shpjegon prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e kapur ndërsa vrasësi i personit tek “Mavrovasja” po kërkohet ende.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button