“Haaretz”: Serbia, ky mik i ngushtë i Izraelit – zbulohet furnizimi me armë

Serbia e ka furnizuar me armë Izraelin gjatë luftës së Gazës, pavarësisht thirrjeve të OKB-së për të ndaluar shitjen e armëve Izrelit.
Shtatë fluturime të Forcave Ajrore izraelite nga Serbia u identifikuan midis tetorit 2023 dhe majit 2024, që përkon me një rritje të eksporteve të armëve serbe në Izrael me vlerë 15.7 milionë euro.
Dërgesat e armëve ndodhën pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, përfshirë ekspertët e OKB-së, për të ndaluar shitjet e armëve në Izrael për shkak të shkeljeve të mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza.
Llojet e armëve që Serbia mund t’i ketë shitur Izraelit përfshijnë predha artilerie, mina mortajash, bomba ajrore dhe municione të kalibrit të vogël.
Kujtojmë se Izraeli nuk e ka njohur masakrën e Srebrenicës si gjenocid.