Guterres bën thirrje për respektimin e armëpushimit në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje që të respektohet armëpushimi në Rripin e Gazës pas sulmeve të fundit të kryera nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga zëvendës-zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq u theksua se Guterres është i “tronditur” nga vrasja e kaq shumë civilëve palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza.

“Guterres bën thirrje fuqimisht për respektimin e armëpushimit, rifillimin e fluksit të ndihmës humanitare pa pengesë dhe për lirimin e pakushtëzuar të pengjeve të mbetur”, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se 326 persona kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli nisi mëngjesin e sotëm në Gaza duke prishur armëpushimin.

Thuhet se ushtria izraelite ka bombarduar intensivisht Rripin e Gazës, përfshirë tendat e palestinezëve të zhvendosur, shkollat ​​ku ata janë strehuar dhe shtëpitë e civilëve.

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrisë izraelite thuhet se sulmet kanë filluar me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yisrael Katz.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button