​Guardiola për Lamine Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, në një intervistë të fundit për GQ Hype, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button