Grupi terrorist YPG/SDF sulmon patrullën e ushtrisë siriane, vriten dy ushtarë

Ushtria siriane njoftoi sot se grupi terrorist YPG/SDF ka sulmuar një nga patrullat e saj pranë qytetit Maskanah, në lindje të Halepit, duke vrarë dy ushtarë dhe duke plagosur të tjerë, transmeton Anadolu.
“Forcat e organizatës SDF shkelën marrëveshjen dhe kryen një sulm që kishte në shënjestër një patrullë të Ushtrisë Arabe Siriane pranë qytetit Maskanah, duke çuar në rënien dëshmorë të dy ushtarëve dhe plagosjen e të tjerëve”, ka thénë Komanda e Operacioneve e Ushtrisë Siriane për Agjencinë Siriane të Lajmeve (SANA).
Sulmi ndodhi pasi ushtria njoftoi se kishte marrë kontrollin e plotë të qyteteve Deyr Hafir dhe Maskanah në lindje të Halepit, pas tërheqjes së grupit terrorist YPG/SDF drejt lindjes së lumit Eufrat.
Në mars të vitit 2025, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për integrimin e organizatës terroriste YPG/SDG në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ndarje.



