Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë ndryshime ligjore që të mos ketë rritje të pagave të funksionarëve

Grupi parlamentar i LSDM-së do të dorëzojë ndryshime për të gjitha ligjet me të cilat rregullohen pagat e funksionarëve që të mos rriten pagat e këtyre personave, paralajmëroi  sot lideri i partisë Dimitar Kovaçevski.

“Gjetëm një zgjidhje të qëndrueshme kushtetuese me të cilën nuk do të rriten pagat e funksionarëve me nivelin e ri të pagës mesatare. Me këtë zgjidhje koefecientët ekzistues do të zvogëlohen me çfarë pagat e të gjithë personave të emëruar dhe të zgjedhur nuk do të rriten” deklaroi Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në Tetovë.

Vitin e kaluar në mars me vendim të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shfuqizua neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën dhe kompensimeve të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar u shkrinë pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe u rritën për 78 për qind.

Pas reagimeve n opinion, Qeveria formoi  një grup pune që duhej të gjejë zgjidhje. Përfqësuesit qeveritarë më pas theksuan se  nevojiten ndryshime të shtatë zgjidhjeve ligjore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button