Grubi nuk fol me gojën e vet, por me të Arbër Ademit: Ne s’kemi lidhje me Vuçiqin

Pas shfaqjes së shqetësimin të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Ali Ahmeti do t’i humbe zgjedhjet në muajin maj, ka reaguar edhe Artan Grubi përmes një postimi të deputetit të BDI-së, Arbër Ademit. Në një postim në facebook, Ademi ka shkruar se deklarata e Vupiqit është e nxitur nga Mickovski. “VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski. Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni. Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!”, ka shkruar Ademi në statusin e tij që e ka shpërndarë Grubi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë dhënë mediave serbe në Nju Jork, e ka shprehur shqetësimin e tij se kryeministri i Kosovës, ka për qëllim ta mundë politikisht BDI-në në zgjedhjet e majit në këtë vend. “Dëshiron të sundojë edhe në Maqedoni të Veriut, Po, seriozisht e ka ndërmend ta mundë Ali Ahmetin dhe BDI-në dhe të sundojë në Maqedoni të Veriut pas zgjedhjeve të majit”, ka thënë Vuçiqi. (Alfax.mk)



