Grubi: Administratës shtetërore do t’i mbulohen 50% e shpenzimeve për rrugë

Zv/kryeministri Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e Qeverisë është sjellë vendimi që të mbulohen 50% e shpenzimeve të rrugës për nëpunësit e administratës shtetërore.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për nëpunës administrativ, të cilat i miratuam në seancën e sotme të Qeverisë, parashihet mbulimi i harxhimeve të rrugës nga vendi i jetesës në punë dhe anasjelltas për administratën shtetërore në vlerë prej 50% të biletës mujore të transportit, nëse vendi i punes është larg 2.5 km nga vendi i jetesës.
Me këtë zgjidhje ligjore synojmë të ndihmojmë nëpunësit administrativ duke lehtësuar barrën e shpenzimeve të transportit dhe duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor”, ka shkruar zv/kryeministri Grubi. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button