Greta Thunberg protestë në Tiranë, kërkon drejtësi për Gazën

Ndërsa Gaza po arrin në fazën e 5-të të kequshqyerjes, aktivistja Greta Thunberg bashkë me qytetarë dhe organizata në Shqipëri po mobilizohen për një protestë të madhe nesër, më 23 korrik, në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej.
Demonstruesit do të kërkojnë fundin e pushtimit të izraelit ndaj popullit palestinez, duke iu bashkuar valës globale të protestave.
Kjo është një thirrje për komunitetin ndërkombëtar që të zgjedhë anën e duhur të historisë dhe të ndihmojë në përfundimin e krizës humanitare në Gaza.



