Greqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, evakuohen turistët e banorët

Ishujt grek nuk kanë shpëtuar as këtë verë nga zjarret. Në Kos, Kios dhe Hearklion të Kretës disa fronte të mëdha zjarri mbeten aktive që prej ditës së djeshme edhe pse zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës për të shuar flakët.

Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Katofygi të Heraklionit është pa front aktiv, ndërsa një zjarr i ri ka rënë sot në një zonë me bar në Geraku. Sipas mediave helene për fikjen e zjarrit po punojnë 75 zjarrfikës me 2 grupe këmbësorësh, 24 automjete dhe 2 helikopterë nga ajri.

Edhe forca të shumta tokësore të ushtrisë helene janë angazhuar në shuarjen e flakëve, duke luftuar me zjarret në ishujt Kos dhe Kios, ndërsa herët në mëngjes kanë nisur edhe helikopterët hedhjen e ujit nga ajri.

Pasditen e djeshme banorët dhe turistët që ndodheshin në Kardamenë të Kos janë evakuuar për arsye parandaluese, pasi zjarri po lëvizte në drejtim të pjesës bregdetare.

Ata janë transportuar me autobusë, nën kujdesin e pushtetit vendor, në njësitë shkollore, në terrenin e zonës si dhe në qendrën kulturore, ndërsa sipas Zjarrfikësve nuk ka pasur asnjë rrezik për jetë njerëzish. Edhe Roja Bregdetare u angazhua duke larguar qytetarët me mjetet e saj ujore.

Në Kos janë angazhuar për shuarjen e flakëve 102 zjarrfikëse me 7 ekipe të departamenteve të këmbësorëve dhe 13 automjete dhe 1 helikopter nga ajri, por mjetet ajrore pritet të përforcohen më tej.

Edhe për zjarrin e rënë në Sidirounda të Kios po punohet për fikjen e tij nga 177 zjarrfikëse me 11 grupe këmbësorësh dhe 36 mjete, ndërsa nga ajri po asistojnë 2 avionë dhe 1 helikopter. Sipas informacioneve të Zjarrfikësve, gjatë shuarjes së zjarrit në Kios gjatë ditës së djeshme kanë mbetur të plagosur lehtë 6 zjarrfikës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button