Greqia miraton ligjin që zgjat orarin e punës pavarësisht protestave

Parlamenti i Greqisë miratoi të enjten një projektligj që u lejon punëdhënësve të sektorit privat të zgjasin orarin e punës pavarësisht protestave nga punëtorët që tashmë po përballen me një krizë të kostos së jetesës.

Projektligji, i cili u lejon punëdhënësve të zbatojnë ditët e punës 13-orëshe, nga tetë orët aktuale, synon ta bëjë tregun e punës më fleksibël dhe efektiv, thotë qeveria konservatore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por propozimi ka shkaktuar dy greva të përgjithshme këtë muaj nga punëtorët, të cilët e shohin atë si një lëvizje për të minuar të drejtat e tyre, pikërisht në një kohë kur po përballen me pagat në stanjacion dhe kostot në rritje të ushqimit dhe qirasë.

“Kur pjesa tjetër e Evropës është në diskutime për të ulur orët e punës, në Greqi ne i rrisim ato”, tha baristi 41-vjeçar Themis Lytras, i cili tha se qiraja e tij ishte dyfishuar gjatë dy viteve të fundit.

Greqia tashmë ka ndër javët më të gjata të punës në Evropë me rreth 40 orë, tregojnë të dhënat e BE-së, kundrejt një mesatare prej 34 orëve të punës në Gjermani ose 32 orëve në Holandë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button