Greqia “mbytet” nga i nxehti afrikan, temperaturat arrijnë 44 gradë

Një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh, çka ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa për të përballuar situatën

Sipas meteorologëve, temperaturat përvëluese vijnë si pasojë e një vale afrikane, teksa termometri në disa zona shënoi 44 gradë celcius.

Temperaturat më të larta u shënuan në zonën lindore dhe në jug, kryesisht në zonat jobregdetare.

Zona turistike arkeologjike e Akropolit, u mbyll gjatë dy ditëve të fundit, teksa e njëjta masë u mor dhe për shkollat.

Sipas parashikimeve, nga nesër vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet, dhe do të arrijë vlera normale për sezonin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button