Greqia do të ndjekë qëndrimin e BE-së në lidhje me Bordin e Paqes

Greqia do të ndjekë qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) sa i përket vendimit për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për transmetuesin privat “Action 24”, Gerapetritis tha: “Realiteti është se Bordi i Paqes, i propozuar nga presidenti Trump, ka një strukturë të caktuar dhe karakteristika ligjore, të cilat duhet të shqyrtohen më tej”.

I pyetur nëse Athina do t’i bashkohet këtij bordi, për të cilin shumë vende evropiane mendojnë se mund të marrë rolin e OKB-së, ai u përgjigj se Greqia do të ndjekë drejtimin e BE-së.

Duke vënë në dukje se Greqia ishte mes numrit të kufizuar të vendeve evropiane që u ftuan nga Trump për t’iu bashkuar bordit, ai tha se ky organ duket se ka karakter të përhershëm dhe synon të trajtojë të gjitha konfliktet e mundshme në botë, jo vetëm atë në Gaza, siç ishte parashikuar fillimisht.

Në këtë moment, duket se BE-ja nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button