Gravina konfirmon Spallettin: E pamendueshme ta braktisësh një projekt pas 9 muajsh

Në një konferencë për shtyp nga Iserlohn, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina bëri mbylljen e “Euro 2024” për axurrët, të eliminuar në 1/8 finale nga Zvicra, duke konfirmuar në stol trajnerin Luciano Spalletti:

“Nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të kemi përgjegjësi. Ne kemi nevojë për një ndjenjë përgjegjësie. Pata një bisedë të gjatë me trajnerin dhe mendoj se është e pamendueshme të zgjidhen problemet duke braktisur një projekt shumëvjeçar.

Nuk mund ta braktisim projektin pas 8-9 muajsh. Në qendër të këtij projekti është një trajner që ka drejtuar 9-10 ndeshje, i cili nuk ka mundur t;i ketë gjithmonë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Ky eliminim duhet të shërbejë për njëlloj reflektimi politik brenda botës sonë federale. Besimi ynë duhet të funksionojë, sepse pas 60 ditësh do të nisë një sfidë e re, Liga e Kombeve”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button