Grafitet e Black Lives Matter po hiqen në Uashington

Punëtorët e bashkisë së Uashingtonit filluan sot të fshijnë grafitin e mirënjohur “Jetët e Zezakëve kanë rëndësi” që protestuesit kishin pikturuar me shkronja të verdha të ndezura në Avenue 61 në kryeqytetin amerikan në vitin 2020.
Qyteti i Uashingtonit dhe konkretisht kryebashkiaku i kryeqytetit amerikan, e kishin planifikuar këtë lëvizje specifike javën e kaluar, me një postim në rrjetet sociale. Në postimin e saj, Muriel Bowser vuri në dukje se “kujtesa nuk fshihet, por ajo që ka rëndësi sot është mbijetesa financiare e Bashkisë”, në thelb duke lënë një implikim të hapur të presionit që po ushtrohet nga Shtëpia e Bardhë ose Kongresi për këtë veprim specifik.
Grafitet janë vendosur pas protestave masive të vitit 2020, për vdekjen tragjike të amerikanit me ngjyrë George Floyd nga përdorimi joproporcional i forcës policore. Vendi ku u krijua ky grafit i veçantë në rrugë u shtrua më vonë dhe është shndërruar gjatë pesë viteve të fundit në një nga atraksionet qendrore të qytetit.
Kryebashkiaku i Uashingtonit është zotuar se një shesh dhe monument do të krijohet në vend në kujtim të Floyd dhe lëvizjes.