Gordana Siljanovska betohet se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve

Gordana Siljanovska Davkova u betua si president e re e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë fjalimit të saj, Siljanovska, tha se do të jetë president e të gjithëve, pa dallim përkatësie etnike, religjioze, sociale apo ndonjë dallimi tjetër.
“Së pari, do ta respektojë këtë Kuvend, do t’i harrojë momente e këqija, do t’i mbaje mend vetëm të mira. Do të jem presidente edhe palës së majtë dhe të djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do t’i ndajë në bazë etnike, as religjioze as çfarëdotjetër”, tha Siljanovska, duke shtuar se do të bëj gjithçka për ta arsyetuar besimin.
Gordana Siljanovska, tha se është koha për unitet, ndërsa fjalimin ua dedikojë në veçanti grave. “Jam gëzuar se këtyre ditët urimet e para erdhën nga gratë. Ditëlindjen e festova me ambasadoren e SHBA-së, këtë nuk do harrojë asnjëherë”, tha presidentja Silanovska.



