Goditja me raketa e Iranit nga Izraeli, reagon Bashkimi Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, i ka bërë thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme”, tha Ursula von der Leyen.

Komenti i saj vjen pas një sulmit që Izraeli kreu me raketa në afërsi të aeroportit dhe bazës ushtarake të Isfahanit në Iran.

Edhe vende të tjera u kanë bërë thirrje vendeve që të mos kalojnë në përshkallëzimin e situatës.

Zëvendësministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha: “Gjithçka që mund të them është se pozicioni i Francës është t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve për të mos përhskallëzuar situatën”.

Ndërkohë, sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi tha se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar”.

“Japonia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme diplomatike për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës,” tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button