Gjyqtari suprem i paraburgosur Naqe Georgiev kërkoi ndjeshmëri nga kolegët e tij

Gjyqtari suprem i paraburgosur Naqe Georgiev, i cili ndodhet në paraburgim për ryshfet prej 10 mijë eurosh në rastin e ish-kryetarit të komunës Boro Stojçev, ka kërkuar nga kolegët e tij empati.
Drejtori i burgut të “Shutkës”, Boban Utkovski, në një emision në TV Alfa ka thënë se Georgiev u ka dërguar një letër kolegëve të tij në të cilën ka theksuar se kushtet në të cilat është mbajtur janë të padurueshme.
Georgiev dyshohet se u ankua se kolegët e tij ia zgjatën automatikisht paraburgimin.
“Rekomandimi i tij është që kolegët e ardhshëm të ulen brenda një muaj dhe para dhënies së masës së paraburgimit të shqyrtojnë vendimin”, tha Utkovski.


