Gjykata spanjolle nis hetim ndaj Netanyahut për ndërhyrjen ndaj anijes “Madleen”

"Ky vendim i gjykatës nënkupton se sulmi ndaj anijes 'Madleen' përbënte krim. Hetimi do ta shqyrtojë përdorimin e dronëve, gazit lotsjellës dhe ndalimin e paligjshëm të 12 aktivistëve në anije", tha Asens.

Për shkak të sulmit ndaj anijes së ndihmës humanitare “Madleen”, Gjykata kombëtare spanjolle ka nisur hetim penal ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ministrit të Jashtëm Gideon Saar dhe disa zyrtarëve të lartë ushtarakë izraelitë në kuadër të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Deputeti i Parlamentit Evropian (PE) dhe avokati Jaume Asens njoftoi në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale në X se ka paraqitur ankesë kundër Netanyahut në Gjykatën kombëtare spanjolle në emër të aktivistit spanjoll Sergio Toribio dhe “Komitetit për solidaritet me kauzën arabe”.

Asens tha se Gjykata kombëtare spanjolle ka nisur hetim penal ndaj Netanyahut, Saar dhe disa zyrtarëve të lartë ushtarakë izraelitë në kuadër të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit për shkak të sulmit ndaj anijes së ndihmës humanitare “Madleen”.

“Ky vendim i gjykatës nënkupton se sulmi ndaj anijes ‘Madleen’ përbënte krim. Hetimi do të shqyrtojë përdorimin e dronëve, gazit lotsjellës dhe ndalimin e paligjshëm të 12 aktivistëve në anije”, tha Asens.

Ai theksoi se vendimi për të hetuar ishte “hap i rëndësishëm” në luftën kundër pandëshkueshmërisë së Izraelit. “Kur shtetet nuk i përmbushin detyrimet e tyre, është detyrë e shoqërisë civile të mobilizojë drejtësinë si një mjet etik, ligjor dhe politik kundër tmerrit.

Shpresojmë që kjo iniciativë të përhapet në vende të tjera dhe që Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të hyjë në Evropë pa u përballur me drejtësinë”, tha Asens.

Izraeli ndërhyri ndaj anijes “Madleen”

Anija 18 metra e gjatë u nis për në Gaza nga porti San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë më 1 qershor në kuadër të misionit të fundit të organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Koalicioni i Flotiljes së Lirisë” (Freedom Flotilla Coalition) për ta thyer bllokadën ndaj Rripit të Gazës dhe për të sjellë ndihmë në rajon.

Në orët e para të 9 qershorit ushtria izraelite ndërhyri dhe ndaloi 12 vullnetarë në bordin e anijes “Madleen” e cila synonte të thyente bllokadën mbi Gazën. Vullnetarët u dërguan në Izrael dhe katër prej tyre u deportuan nga vendi mëngjesin e 10 qershorit.

“Koalicioni i Flotiljes së Lirisë” më 16 qershor njoftoi se të gjithë mbrojtësit e tjerë të të drejtave të njeriut të mbajtur nga Izraeli ishin liruar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button